3.7.2019
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 43, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, znj. Nertina Kosova, magjistrat/gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
Gjatë seancës së sotme, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga relatorja e çështjes dhe, në funksion të këtij pyetësori, kërkoi administrimin në cilësinë e provës të disa akteve shtesë.
Seanca e radhës u caktua më datë 12.7.2019, ora 10.30, për t’i lënë kohë Njësisë Ligjore të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për përgatitjen e analizës financiare, të kërkuar nga Komisioneri Publik.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.