8.1.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku filloi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Cani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, si dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në nisje të seancës gjyqësore, Kryesuesja e trupit gjykues njoftoi palët në proces se subjekti i rivlerësimit kishte paraqitur kërkesë për shtyrje seance, për t’i dhënë kohë përgatitjeje avokatit të tij.

Në seancë, subjekti i rivlerësimit parashtroi para trupit gjykues edhe një rrethanë familjare për t’i mundësuar shtyrjen e seancës.

Trupi gjykues, me kërkesë të subjektit të rivlerësimit, vendosi shtyrjen e seancës më datë 20.1.2020, ora 10.00.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF