13.3.2020
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli sot vendimin e gjykimit të ankimit të vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Adnand Kosova, magjistrat/ prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr.05/2020 (JR), datë 13.03.2020, me shumicë votash, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 90 datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Adnand Kosova.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.3.2020.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.