30.7.2020
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 169, datë 26.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Regleta Panajoti, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi administroi përgjigjet zyrtare nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata Administrative e Apelit dhe subjekti i rivlerësimit, sipas kërkimit të trupit gjykues në seancën e datës 10.7.2020, vendosi:
- Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 169, datë 26.6.2019, për subjektin e rivlerësimit znj. Regleta Panajoti.
- Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit znj. Regleta Panajoti.
- Ndalimin e emërimit të znj. Regleta Panajoti gjyqtar/prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15- vjeçare.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.7.2020.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.