11.3.2021

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 173, datë 1.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Artan Madani, me detyrë prokuror/Drejtues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Kavajë.

Kryesuesja e trupit gjykues, gjatë verifikimit të prezencës së palëve, informoi se Komisionerët Publikë, për arsye shëndetësore, kishin kërkuar shtyrjen e seancës së sotme.

Trupi gjykues, i konsultuar në vend, pasi u njoh edhe me qëndrimin e subjektit të rivlerësimit, vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerëve Publikë për shtyrjen e gjykimit.

Seanca e radhës u caktua më datë 18.3.2021, ora 10:00.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF