6.10.2021
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nisi shqyrtimi gjyqësor i ankimit të ushtruar nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 332, datë 12.1.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Lindita Male (Ziguri), me detyrë prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kryesuesja e trupit gjykues, gjatë verifikimit të prezencës së palëve, informoi se Komisioneri Publik, ushtrues i ankimit, kishte njoftuar pamundësinë e pjesëmarrjes së tij dhe se, për këtë arsye, kishte kërkuar shtyrjen e seancës.
Trupi gjykues, pasi mori edhe dakordësimin e subjektit të rivlerësimit, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 20.10.2021, ora 10:00.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF