11.5.2022

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 344, datë 11.2.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Marinela Osmani (Nuni), magjistrate/gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (në momentin e dhënies së vendimit, me detyrë Këshilltare Ligjore në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor).

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës bëri me dije se Komisioneri Publik, përmes një njoftimi, të dërguar më datë 9.5.2022, kishte njoftuar trupin gjykues për pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në seancë për shkaqe objektive.

Në vijim, trupi gjykues, pasi u njoh edhe me qëndrimin e subjektit të rivlerësimit, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 24.5.2022, ora 10:00.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF