10.1.2023
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 264, datë 17.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Toro, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Pas verifikimit të pranisë së palëve, kryesuesi i seancës njoftoi për mosformimin e trupit gjykues, si pasojë e pamundësisë objektive të njërës prej gjyqtareve për të marrë pjesë në seancën e sotme.
Në vijim, pasi mori mendimin e palëve pjesëmarrëse në gjykim për shtyrjen e seancës, trupi gjykues njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 19.1.2023, ora 10:00.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.