23.3.2023

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 621, datë 13.2.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Erarbër Madhi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit nr. 621/2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe akteve shoqëruese të tij, bazuar edhe në Rekomandimin e ONM-së, çmon se ky vendim është i cenueshëm në tërësinë e tij, dhe se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim shkaqet e parashtruara në ankim dhe, pas vlerësimit tërësor të procedurave, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 621, datë 13.2.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,  dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Erarbër Madhi.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF