19.10.2023

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 701, datë 25.9.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Jurida Bajraktari, me detyrë Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.

Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit nr. 701/2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konstaton se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, subjekti i rivlerësimit nuk plotëson kriteret e konfirmimit në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të vlerësimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 701, datë 25.9.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Jurida Bajraktari.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF