27.12.2023

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Maho, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Pogradec.

Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit përfundimtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 714/2023, çmon se ai përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66/1, germa “c” e ligjit nr. 84/2016, të vendosë:

  1. Prishjen e vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë të kryejë procedurat administrative në kuadër të procesit të rivlerësimit për kërkuesin, z. Besnik Maho, ish-gjyqtar.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF