21.5.2024
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Balla, ish-Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë, aktualisht Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, me shumicë votash, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si më poshtë:
- Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Alfred Balla.
- Subjekti i rivlerësimit, Alfred Balla, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 21.5.2024.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: https://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF