3.6.2024
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku nisi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Iliba Bezati, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës bëri me dije se vëzhguesi ndërkombëtar, që kishte ndjekur këtë çështje, kishte kërkuar shtyrjen e seancës së sotme, për pamundësi objektive pjesëmarrjeje.
Pasi kjo kërkesë u rikonfirmua, edhe gjatë seancës nga përfaqësuesi i ONM-së, dhe pasi u mor edhe pëlqimi i palëve në gjykim, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 26.6.2024, në ora 10:00.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.