25.7.2024
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 632, datë 8.3.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Laurent Fuçia, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, me shumicë votash vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 632, datë 8.3.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, z. Laurent Fuçia.
- Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Laurent Fuçia, për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit 1-vjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës.
- Ky vendim ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.7.2024.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF