25.11.2024

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nisi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 537, datë 2.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Florian Bonjaku, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Krujë.

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës bëri me dije se Komisioneri Publik nuk e kishte të mundur pjesëmarrjen në seancë dhe se kishte kërkuar shtyrjen e saj, për shkaqe objektive.

Në këto kushte, trupi gjykues, i konsultuar në vend, vendosi të shtyjë seancën më datë 2.12.2024, ora 10:00.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF