Tiranë, më 14.5.2025
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 744, datë 19.3.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Hajredinaj, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mosprezencën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe në vijim njoftoi se Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 744, datë 19.3.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Artan Hajredinaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.5.2025
Ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të SPAK, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.