Tiranë, më 28.10.2025

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,  më datë 28.10.2025, ora 15.30, zhvilloi seancën gjyqësore publike për çështjen nr. 55/2023, datë 24.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 55/2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 704, datë 09.10.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 28.10.2025, në Tiranë.

Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”:  https://spak.gov.al/

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.

PDF