30.9.2021

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 410, datë 30.6.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Atalanta Zeqiraj, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 410/2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, bazuar në Rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), paraqiten rrethana të tilla ligjore, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe, në përfundim të gjykimit, të vendosë në mënyrë alternative lënien në fuqi të vendimit nr. 410, datë 30.6.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi bashkë me Rekomandimin e ONM-së janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF