13.1.2022

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku nisi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 224, datë 20.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, relatori i çështjes bëri me dije se, në pamundësi objektive për të formuar trupin gjykues, për shkak të mungesës së kryesueses dhe një prej anëtareve të trupit, seanca do të shtyhet më datë 25.1.2022, ora 9:00.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF