3.6.2022

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 521, datë 1.4.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Erjon Shehaj, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lezhë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 521/2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e fakti, që nuk përmbushin kriteret dhe standardet profesionale, që garantojnë mbrojtjen dhe forcimin e besimit të publikut, të parashikuara me ligjin nr. 96/2016, duke përbërë, në këtë mënyrë, shkaqe për vlerësimin tërësor të procedurave, sipas përcaktimit të nenit 4, pika 2 të ligjit nr. 84/2016.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr. 84/2016, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 521, datë 1.4.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Erjon Shehaj.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF