3.10.2019

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 183, datë 19.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Petrit Çano, me detyrë prokuror/Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë.

Komisioneri Publik mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, nga shqyrtimi i vendimit nr. 183, datë 19.7.2019, dhe provave të administruara nga Komisioni, vlerëson se ato janë të pamjaftueshme për të vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

Nëpërmjet ankimit, Komisioneri Publik kërkon kryerjen e një hetimi të mëtejshëm për të tria kriteret e rivlerësimit, duke ia paraqitur për shqyrtim shkaqet e këtij ankimi, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Bazuar në kërkesat e nenit Ç, D, Dh, E dhe F të aneksit të Kushtetetutës dhe ligjit nr. 84/2016, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që, pasi të ketë hetuar dhe të ketë marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të vendosë në mënyrë alternative:

– Ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr.183, datë 19.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF