Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se, duke nisur nga data 10.3.2020, do të ndërpritet shërbimi i pritjes me publikun në ambientet e IKP-së, sipas udhëzimeve të miratuara nga autoritetet përkatëse shtetërore, referuar protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Jeni të lutur, që deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Institucioni i Komisionerëve Publikë, denoncimet t’i depozitoni vetëm nëpërmjet :
a. Postës elektronike në këtë adresë: info@ikp.al
b. Regjistrimit të denoncimit në faqen tonë zyrtare në rubrikën e dedikuar “DENONCO” në këtë link: http://ikp.al/denonco/
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!