10.3.2021

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nisi shqyrtimi gjyqësor i ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 161, datë 18.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Kastriot Selita, me detyrë gjyqtar/Kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit,  Tiranë.

Kryesuesja e trupit gjykues, gjatë verifikimit të prezencës së palëve, informoi se Komisionerët Publikë, në pamundësi për të ndjekur seancën, për arsye shëndetësore, kanë kërkuar shtyrjen e gjykimit.

Trupi gjykues, i konsultuar në vend, pasi mori dakordësinë edhe të subjektit të rivlerësimit, vendosi shtyrjen e seancës, më datë 17.3.2021, ora 10:00.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF